Aleppo : Sulmet ajrore lënë fëmijët të bllokuar nën rrënoja (Video)

24.09.2016 17:16:50

Pamjet e fundit nga qytetit lindor Aleppo tregon skena ankthi që një plan paqeje amerikano-rus supozohej t’i zgjidhte. Në vend të kësaj, ka më shumë dhunë në Siri. Sulmet ajrore janë më të rënda sesa para armëpushimit, thonë opozitarët.

Aktivistët thanë se fëmijët e plagosur që duken në kamera në qytetin e rrethuar, u goditën nga sulmet ajrore, kur Qeveria siriane njoftoi për një ofensivë të re në zonë.

Një aktivist i opozitës, Mujahed Abu Aljood, tha për CNN se janë bërë më shumë se 60 goditje ajrore. Ai tha se më shumë se 50 njerëz, përfshirë fëmijë, ishin bllokuar në rrënojat në zona të ndryshme të Aleppos.

“Ekipet e mbrojtjes civile nuk janë në gjendje t‘i nxjerrin nga rrënojat për shkak të intensitetit të sulmeve. Që nga mesnata deri tani ka tetë të vdekur dhe 10 të plagosur si rezultat i këtyre sulmeve.”