Alexandra Papadopoulou: S’ dimë si ta ndihmojmë Kosovën pas skadimit të mandatit...

Alexandra Papadopoulou: S’ dimë si ta ndihmojmë Kosovën pas skadimit të mandatit të Eulex-it

08.03.2018 10:42:36

Shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou gjatë vizitës në Institutin e Mjekësisë Ligjore ka thënë se do të vazhdojnë të përkrahin dhe të asistojnë në raste për Kosovën.

E pyetur se çka do të bëhet pas mandatit të EULEX-it, Papadopoulou ka thënë se ende nuk kanë zgjedhur mënyrën se si ta ndihmojnë Kosovën pas skadimit të mandatit, përcjell Indeksonline.

“ Nuk mund të flas se sa raste kanë mbetur. Ne do ta përkrahim dhe to të asistojmë në raste për Kosovën. Ne, ende nuk e kemi zgjedhur mënyrën se si do ta ndihmojmë Kosovën, pas skadimit të mandatit tonë këtu” ka thënë ajo.