Alexis Martin, 5-vjeçarja më inteligjente në botë

18.02.2017 16:09:41

Alexis Martin mund të konsiderohet si njeriu më inteligjent i globit. Vogëlushja është vetëm 5 vjeçe dhe ka arritur që të mësojë gjuhën spanjolle vetëm më anë të një iPad-i.

Vajza ka një IQ prej 160, që është më shumë se 99% e njerëzve në botë. Kur ishte vetëm 2 vjeçe, nisi të lexojë dhe për nga inteligjenca është në kategorinë e njëjtë me Hawking dhe Ajnshtajn.

Ky ishte edhe sinjali i parë që vogëlushja nuk ishte si gjithë fëmijët e tjerë. Në një situatë të tillë prindërit kanë shumë pikëpyetje dhe nuk dinë se për çfarë ta orientojnë.

Alexis u bë e njohur për publikun më 2014, kur ishte 3 vjeçe. Tani ajo është 5 vjeçe dhe prindërit e saj po e përgatitin atë për sfida të mëdha.