Alfred Peza: Pasuria ime është vënë përpara se të futem në politikë

23.01.2017 21:26:27

Deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza shprehet se nuk ka fituar asnjë qindarkë pas futjes së tij në politikë dhe pasurinë e ka akumuluar shumë më herët.  Këtë deklaratë, Peza e ka bërë gjatë një interviste të dhënë për emisionin Top Story.

“Pasuria ime është vënë përpara se të futem në politikë. Nga viti 2013 e deri më tani, pasuria ime që nga futja në politikë, është shtuar me 0 lekë. Pasuria që nga momenti që kam hyrë në politike, e deri më tani, është shtuar me 0 lekë. Shkrimi që u bë për mua në media, ka pasaktësi”, tha Peza.