Ali Podrimja do të thoshte: Arbër Zaimi në pidh t’samës!

01.03.2018 19:17:05
Nga Rexhep Kastrati
Ali Podrimja, edhe në poezi, edhe në publicistikë, ka qenë personalitet që ka shkruar për gjeografinë e dhimbjes kombëtare që kalon konotacionet e politikës ditore, apo të interesave të strukturave të caktuara.
 
Kosova, për Ali Podrimjen, ka qenë gjaku që nuk falet, pra edhe që nuk ndahet. Poezia e Ali Podrimjes që e përdor keq Arbër Zaimi, është poezia që përcjellë mesazhe për të gjithë ata që duan ta copëtojnë Kosovën, sipas interesave serbe, ruse dhe në përgjithësi kundërshqiptare.
 
Pa dashur ta zbres në nivelin e një sociopati si Arbër Zaimi, apo Albin Kurti, duhet thënë se vargjet e poezisë së Ali Podrimjes u bien mbi krye pikërisht këtyre, pasi që këta në emër të kauzave të rrejshme, mëtojnë të ndajnë Kosovën në emër të bashkimit kombëtar.
 
Po të ishte gjallë Ali Podrimja, si reagim ndaj angazhimeve për copëtimin e Kosovës, do t’ua lexonte pikërisht ato vargje.
Dhe do t’ua lexonte, për t’ua kujtuar se kur ka thënë “hasmi në pidh t’samës”, e ka pas fjalën për hasmin, e jo për miqtë, kurse Arbër Zaimi nuk bën të qartë se kush është hasmi këtu.
Ali Podrimjen, si shumicën njerëzve të penës dhe të kulturës, e kam pasur mik, por edhe redaktor të librit tim të dytë. Bashkë kemi qenë në veprimtari të ndryshme letrare dhe kulturore në përgjithësi. Dhe jo vetëm që kurrë nuk e kam dëgjuar të trajtojë aleatët tanë “hasëm”, por përkundrazi ka shpresuar shumë se liria për shqiptarët vjen nga Përendimi.