Ali Podrimja: Mes dy gurëve

08.12.2017 11:33:35
Mes dy gurëve
( Rexhep Qosjes)
(Bllacë 1999)
Me Gjuhë Qeni tek merrem
më pak e ndjej
praninë e Njeriut
ndjekjet ekzode varre oh Zot
si na pakësohet dheu
Donkishoti ynë qeth e rruar në zero
në rroba femre vesh
në karro plehu kalon kufirin Shq-Shq
Maja e Sharrit seç i ngjan një molle dukagjini
po nuk mund e kafshon me dhëmbë të verdhë
Mbi dhe errësirën e shtrirë ndritë pika e gjakut
Kriposni trupat ju lutem
për kohë më të mira
Gjuhë e Qenit
na zgjon dhe n’ëndërr
A mjaftueka të jetosh
mes dy gurëve