Aliu: PAN dështoi për t’i bërë numrat

03.08.2017 20:25:32

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Liburn Aliu, ka thënë se që nga përfundimi i zgjedhjeve është diskutuar çështja e numrave.

Ai në emsionin “Info – Box” , ka theksuar se sot koalicioni PAN ka dështuar që t’i bëjë numrat.

“Mendoj që PAN nuk i kishte votat. Nëse do të ishte ndryshe, seanca do të mbahej më herët, dhe sot do të ishte punë e kryer. Për shkak se nuk janë numrat, PAN-i paralajmëron se nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme”, ka shtuar Aliu.