Allegri: Mandzikuç mund të luajë kudo dhe kurdo

30.10.2017 22:27:43

Massimiliano Allegri nuk i ka kursyer komplimentat për kroatin Mario Mandzukiç, të cilin e shndërroi nga qendërsulmues, në një sulmues krahu. Sulmuesi kroat është më i besuari i trajnerit të bardhezinjve, në këto javë të para dhe do të vazhdojë të aktivizohet edhe në vijim

“Mario është një futbollist model, që bën në fushë atë që i kërkohet. Jam i bindur që aim und të luajë edhe si mesfushor, apo mbropjtës krahu, nëse i kërkohet, sepse është mjaftueshëm i zgjuar. Madje ka një fizik për t’u admiruar, që e lejon të luajë çdo 3 ditë, pa e ndjerë peshën e lodhjes”, tha Allegri.