Alo çmendina?! Lidheni Sali Berishën sellomatit në emër të SHISH!!!

18.09.2018 21:32:42
Luan Hamiti
Disa ditë më parë, mendja e shkalluar e Sali Berishës polli se gjoja në “qytetarin dixhital” i shkroi një oficer i Shërbimit Informativ të Shtetit dhe i dha informacione.
Ka dy mundësi në këtë rast të tillë:
-që Sali Berisha të ketë pasur halucinacione;
-që ai të jetë i ndërgjegjshëm dhe të kishte shpikur këtë storie qëllimisht për arsye të fitimit të poenave politike.
Çka shqetëson është hovi i tij i pandërprerë për të shpërdorur, përmendur dhe folur në emër të Institucionit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH).
Se ku e merr guximin Berisha që, si pula pa krye të konsiderojë se ka të drejtë që informacione të dyshimta t’i vesh me ajër zyrtar sikur burojnë nga një oficer i SHISH nuk e dimë, por kjo vepër është denueshme moralisht e gjyqësisht.
Mbetet më që Sali Berisha të fantazojë se vet është bashkëpunëtor apo agjent i Institucionit (gjë e pamundur në moshën e tij) apo t’i duket vetja Drejtor?!?!?!
Alo çmendina?
Lidheni Sali Berishën se llomotit në emër të SHISH…!!
 
Tiranë, 18 shtator 2018