Alternativa mes zgjimit dhe nenshtrimit

26.01.2018 09:55:39

Nuk ka poshtërim më të madh për shqiptarët se kur armiqtë tanë të përbetuar i fërkojnë duart para televizorëve kur shohin se kush na përfaqëson, kush ,,lufton” e zhvillon debate të ,,nxehta atdhetare” për lirinë dhe të drejtat tona kombëtare!

Nga: Abdulla Mehmeti

Ne nuk e njohim vetveten dhe përfaqësuesit tanë sa na njohin armiqtë tanë, sepse ata e kanë pasur përherë dhe vazhdojnë ta kenë pushtetin mbi ne dhe ende e mbajnë kontrollin mbi shërbimet sekrete të shtetit dhe disponojnë me të dhënat më relevante edhe nga shërbimet e vendeve të tjera të botës.

Nëse asgjë tjetër nuk kemi kuptuar deri më sot nga ky realitet i hidhur, së paku të mos bëjmë kompromise me ish komunistët, pinjollët e tyre, kolaboracionistët, ish funksionarët e pushtetit okupator serb, bullgar, grek, osman, maqedonas, malazez dhe pasardhësit e tyre të drejtpërdrejtë.

Askush nuk duhet të thirret në hakmarrje, në diskriminim, sepse edhe ata fatkeqësisht janë pjesë e jona, por kurrë të mos lejojmë kjo klikë të ketë pozita udhëheqëse, të marrin pjesë në negociata me aleatët e tyre tradicionalë në dëm të çështjes sonë.

Këtë që ende nuk e kuptojmë ne siç duhet dhe nuk e luftojmë sa duhet, armiqtë tanë e konsiderojnë si sukses, kontroll të plotë mbi ne, dominim, okupim dhe sundim të qetë.

Përderisa nuk kujdesemi për këtë çështje nga më të ndjeshmet, jo vetëm fqinjët tanë grabitqarë të trojeve tona, pushtuesit dhe sunduesit gjakpirës, por edhe armiqtë shumë më të dobët se ne do të jenë në epërsi të përhershme ndaj nesh.
Në mungesë të krijimit të institucioneve për kontroll dhe seleksionim pozitiv të kuadrove me pedigre kombëtare, sa më parë t’i heqim këta plehra nga pozitat udhëheqëse në institucionet tona, aq më shpejtë do t’ia hapim rrugën lirisë, zhvillimit dhe progresit, me këtë sigurisht se do të jemi më të respektuar edhe nga miqtë dhe aleatët tradicionalë të kombit tonë.

Kurrë të mos lejojmë kjo racë të vendosë për fatin e kombit dhe të Atdheut tonë!