Amaneti i At Nikollë Markut: Thuaj me mburrje se shqiptar, e pastaj nëse do përmende krahinën e fenë

17.02.2017 18:02:25

Prifti i kishës ortodokse “Shën Mëria” në Elbasan, ka lënë një amanet për të gjithë shqiptarët.

Përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, Marku shkruan: “Nji deshire ma do zemra e nji amanet per ju e kam: kur te ju pyesin ‘cka je?’, te thoni me mburrje – JAM SHQIPTAR si fillim, pastaj mundesh me shpreh prej cfare krahine je ose cfare besimit je. Jemi vellezer te nje nane, te nanes shqipe, jemi bijte e Shqipnise Etnike”, shprehet At Nikolla Marku.

Së fundmi atij i janë shfaqur problemet shëndetësore. Mjekët kanë rekomanduar një kurim të specializuar jashtë vendit. Për shkak se familja nuk posedon shumën e të ardhurave që kërkohet për mjekimin e tij, gjendja shëndetësore e tij rrezikon të përkeqësohet.