Amatorët e politikës janë duke e sjellur Kosovën para kolapsit?

22.02.2018 23:47:36

Nese politikanët, Academia e Shkencave Serbe, Kisha Ortodokse etj, e kan preferuar rrenën, duke e shmangur të vertetën për ti arritur objektivat politike e nacionale për qka edhe paten sukses, këta njerëzit tanë të politikës po e preferojnë rrenën, por më shumë në dëm të shtetit. Serbët preferuan rrenën si armë të fuqishme propagandistike.

Nga Skënder MULLIQI

Kjo në të kaluarën atyre ju solli rezultate në zgjerimin e shumëfisht të territorit .Duket së rrugën e trasuar nga babai I kombit, Dobrica Qosiqi , është duke e vazhduar edhe serbi Aleksandar Vuqiq më garniturën e vet pushtetare.E vura këtu një paralelizëm së qka janë në gjendje të bëjnë serbët për interesat e tyre shtetërore e nacionale .Shtrohet pyetja :ku jemi ne në mbrojtën e interesave tona? Politikanet por edhe intelektualet e akademikët , nuk po e mbrojnë të vertëtën shqiptare . E fituam luftën kunder Serbisë më miqët tanë ndërkombëtar, e jemi duke e nëpërkëmbur lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në kushte të paqës.As nuk po ndërtojmë shtet demokratik dhe ligjor, as nuk po I mbrojmë interesat nacionale!Veqmas në këtë rrafsh kan rënë në provim njerëzit e politikëbërjës, po nuk mund të shfajësohen në këtë drejtim as intelektualet të cilët kan preferuar heshtjën e madhe.Kaluan 18 vite e nuk po i shihet fundi fazës së tranzicionit.Kjo klasë politike po numëron vetëm humbje si në planin politik ashtu edhe në planin zhvillimor të përgjithshem.Jemi në defanzivë përball planeve hegjemoniste të serbosllaveve të cilët nuk kan hequr dorë nga gllabërimi i tokave shqiptare.Humbëm tokë në kufi më Maqedoni, dhe duket së do të humbim tokë edhe më rastin e shënjimit e vijës kufitare më Mal të Zi.Edhe më Asociacionin e Komunave më Shumicë Serbe në Veri të vendit , po rrezikohet seriozisht të humbet terrrior .Kompetencat vendimarrese të minoritet serbë , janë kërcenim së në ta ardhmën jo të largët do të formohet një tjetër Republika Serpska edhe në Kosovë ,pos asaj në Bosnje.Neser do të vjen në radhë edhe Demarkimi I vijes kufitare më Serbinë.Kështu siq janë duke rrjedhur ngjarjet politike , duket së do të përjetojmë gjera që nuk flasin aspak mirë për interesat vitale shtetërore të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor. Demokracia është mënyrë që të ndrrohen ata që janë në pushtet.Shfaqja e paknaqësive qytetare do të duhej të ndikonte në sjelljen dhe në punë n e pushtetit, e kjo në Kosovë pak po vjen në shprehje. Nese deri më sot alternatrivë ka qenë ‘zgjedhja e të keqës më të vogël”, kjo formulë politike nuk do të ishte dashur të jetë më alternativë.Për të ndërtuar shtet demokratik dhe ligjor , na nevoitet që të bëjmë zgjedhje pa asnjë të keqe.Motivacion që të votojmë krejt ndryshe ekziston.Sigurisht së ka kuptim që të zgjedhim të mirët , e jo të zgjedhim të keqën më të vogël. Duhet ti përceptojmë drejtë si cilat janë vlerat karshi antivlerave.Jemi larguar nga proceset demokratike në vend që këto procese të forcohen.Pa knaqësitë tona të deritashme do të duhej të reflektojnë në te ardhmen krejt më ndryshe.Nuk po shikohen programet e partive politike , por po shikohen njerëzit së cilët janë vu në krye të këtyre partive .Kjo ka gjeneruar keq të elektorati I cili është mashtruar shumë më fajin e vet.Ka ardhur koha e fundit që të respektohet vullneti i shumicës.Kjo nuk përkon më demokracinë dhe më sistemin shumpartiak pluralist të ciln e kemi zgjedhur pas sundimit afër 50 vjeqar të sisitemit një partiak komunist.Që të stabilizohen proceset demokratike nevoitet të vjen në shprehje ana profesioniste e atyre të cilët udhëheqin me shtetin.Amatorët janë duke e sjellur shtetin para kolapsit politik dhe kolapsit ekonomiko-social.Njerëzit të cilët politikën e kan profesion do të duhej që ta vlerësojnë secilën votë .Politika profesionale e bënë të mundur që të votohen më të mirët, dhe bënë të mundur kështu edhe avansimin e proceseve demokratike. Mundëson gjithashtu që të kemi udhëheqje stabile shtetërore.