Ambasada amerikane ndihmon konzevimin e mozaikut në Stobi të Maqedonisë

06.10.2016 21:55:19

Përmes një ndihme financiare të ambasadës amerikane në Shkup, do të bëhet konzervimi i mozaikut të elementeve dekorative të mermerit në udhëkryqin e bazilikës peshkopale në Stobi.

Ujdia për këtë grant prej 89.000 dollarësh u nënshkrua nga Elizabeta Kançeska-Milevska, ministre e kulturës dhe nga ambasadori Jess Baily.

Baily bëri të ditur se ky është granti i tretë e fondit të ambasadës, që është përcaktuar për lokalitetin Stobi. I pari kishte vlerë prej 15.000 dollarësh, kurse i dyti, 76.000 dollarë.

Nga viti 2001 e deri më tani, ambasada amerikane ka dhënë 12 grante financiare për mbrojtjen, konzervimin dhe restaurimin e përmendoreve me vlerë të kulturës në Maqedoni.