Ambasada amerikane vlerëson sjelljen e qytetarëve të Kosovës gjatë pandemisë COVID-19

07.04.2020 19:08:19

Në Ditën Botërore të Shëndetit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka falënderuar mjekët, infermierët që kontributin e tyre gjatë kësaj kohe të pandemisë COVID-19.

Sot është Dita Botërore e Shëndetësisë, dhe si çdo ditë, duam të falënderojmë përzemërsisht dhe përshëndesim të gjithë praktikantët shëndetësor të Kosovës (mjekë, infermierë, pastrues etj. ), vullnetarë, kontribues të tjerë publik dhe privat, si dhe udhëheqja e tyre për mbajtjen e frontit kundër COVID-19”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane, të postuar në Facebook

“Ne gjithashtu i vlerësojmë thellë qytetarët e Kosovës që sillen me përgjegjësi, veprojnë bujari dhe tregojmë kujdes për të mirën dhe mbijetesën tonë më të madhe në këtë kohë të vështirë. E dimë që nuk ka qenë e lehtë, por të gjithë jemi bashkë në këtë”, thuhet më tej në deklaratën e Ambasadës amerikane, ku qytetarët këshillohen të qëndrojnë në shtëpi, të mbajnë distancën, të lajnë duart në mënyrë që të ndihmojnë  njëri-tjetrin.