Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër, mbrëmje kushtuar shenjtërimit të Shën Terezës

22.09.2016 10:46:17

Kryetari i degës së LDK-së në Zvicër, Haki Latifi, i shoqëruar nga anëtari i Kryesisë së kësaj dege, Ibrahim Syla, kanë marr pjesë në mbrëmjen që ambasada e republikës së Kosovës në Zvicër ka organizuar me rastin e shenjtërimit e tashmë Shën Terezës. Nëpërmjet një postimi në facebook, kryetari i degës së LDK-së, Haki Latifi ka njoftuar se për Shën Terezën ka folur don Agim Qerkini nga misioni katolik në Lucern, kurse për krijim atmosfere u kujdes këngëtarja e Elina Duni.

Ky është postimi i plotë i z. Haki Latifi:

“Mbrëmë patëm nderin që së bashku me anëtarin e kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër z. Ibrahim Syla të marrim pjesë në mbrëmjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bern për nder të shënjtërimit të Nënës Terezë-Shën Tereza.
Pjesmarrësit me një fjalë rasti i përshëndeti Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Bernë znj. Nazane Breca.
Për jetën dhe veprën e Nënës Terezë foli: Don Agim Qerkini Misioni katolik në Luzern.
Atmosferën shumë të ngrohët në fund të kësaj mbrëmje e mbizotëroi këngëtarja e mirënjohur shqiptare e xhazit, Elina Duni.”