Shqipëri/ Ambasada e SHBA, njoftim i rëndësishëm për aplikantët për vizë

01.02.2018 11:41:34

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jep një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të marrin vizë.

Ambasada amerikane thotë se intervistat e vizave imigruese caktohen nga Qendra Kombëtare e Vizave në Shtetet e Bashkuara.

Më tej bëhet me dije se për disa kategori vizash, fëmijët e martuar dhe vëllezërit e motrat, aplikantët duhet të presin me vite përpara se çështjes së tyre t’i vijë radha për intervistë.

Për të kuptuar se sa kohë do t’ju duhet të prisni, shqyrtoni buletinin e vizave këtu.

Në një skicë të publikuar nga ambasada e SHBA, improvizohet një bisedë në Lezhë.

-Përshëndetje Ana, vëllai im ka dorëzuar një peticion për vizë imigruese për mua. Kur do të jetë intervista ime?

– Intervistat caktohen nga Qendra Kombëtare e Vizave. Ju duhet të kontrolloni datën tuaj prioritare (datën kur u dorëzua peticioni juaj tek USCIS) në buletinin e vizave.