Ambasada e SHBA-së :Të hiqen tarifat, të mos zbatohen masat e reciprocitetit

Ambasada e SHBA-së :Të hiqen tarifat, të mos zbatohen masat e reciprocitetit

01.04.2020 16:16:52

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka lëshuar një kumtesë lidhur me tarifat, pas heqjes së tyre nga qeveria në detyrë e Kosovës dhe paralajmërimit për zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj qarkullimit të mallrave nga Serbia.

Në këtë reagim, Ambasada amerikane edhe njëherë kërkon që Qeveria të heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja sepse këto politika, sipas saj, lëndojnë njerëzit e Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara ishin të qarta se Kosova duhet të heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja sepse këto politika lëndojnë njerëzit e Kosovës dhe e ngulfatin ekonominë e vetë Kosovës. Mbesim në kundërshtim të veprimit të fundit për zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj qarkullimit të mallrave nga Serbia. Këto masa krijojnë më shumë probleme në kohën kur SHBA-të besojnë se marrëveshjet për linjë ajrore, hekurudhore, dhe për autostradë, të arritura mes të dyja palëve, do të rrisin zhvillimin ekonomik kur ato të zbatohen, dhe do të krijojnë kushtet e nevojshme për dialog të suksesshëm”, thuhet në këtë kumtesë.