Ambasada e SHBA-ve: Mund të ketë sulme terroriste gjatë Pashkëve

13.04.2017 22:47:53

Ambasada Amerikane në Tiranë njofton të gjithë shtetasit amerikanë që të kenë kujdes ditën e festës së Pashkëve në Shqipëri, pasi mund të ketë sulme terroriste.

Sipas njoftimit të ambasadës në gjuhën angleze, grupe terroriste kanë kërcënuar se mund të kryejnë sulme.

Kështu, ambasada njofton shtetasit e saj në Shqipëri që të rishikojnë planet e tyre, të shmangin tubimet dhe vendet me shumë njerëz.

Ambasada thekson më tej që qytetarët e saj të monitorojnë stacionet televizive.