Ambasada franceze në Kosovë hap librin e zisë për viktimat e Nicës

19.07.2016 00:52:05

Ambasadorja franceze në Kosovë ka hapur derën për ngushëllime pas tragjedisë në Nicë që u morri jetën më shumë se 70 personave.

Me dhimbjet dhe vuajtjet e atyre që pësuan në Nicë, për mbrëmjen e së premtes së kaluar, janë solidarizuar edhe kosovarët.

Tek Ambasada e Francës në Kosovë, u panë zyrtarë të lartë të diplomacisë së vendit e derisa u nënshkruan në librin e zisë, aty u tha se Kosova qëndron përkrah Francës në luftën e saj kundër ekstremistëve të dhunshëm.