Ambasadorët e shteteve të Quinit takim me Hashim Thaçin

20.02.2018 09:57:42

Ambasadorët e shteteve të Quintit në këto momente janë në zyrën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Nuk dihet qëllimi i takimit por sipas disa burimeve nga Presidenca mësohet se ky takim po mbahet në lidhje me Demarkacionin me Malin e Zi.

Përveq ambasadorëve në këtë takim po merr pjesë edhe shefja e BE-së Natalya Apostolova.

KosovaPress mëson se në takim po merr pjesë edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Qeveria e Kosovës sot mban dy mbledhje, të parën në orën 10:00 me të vetmen pikë të rendit të ditës, tërheqjen e projektligjit për Demarkacionin dhe një në orën 16:00 me plotësim ndryshimin e këtij ligji.

Një seancë ishte paraparë që të mbahet sot për Demarkacionin por që është shtyrë për një ditë tjetër pasi që koalicioni nuk i ka numrat.

Këtë fakt e ka pranuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj.