Ambasadori amerikan takohet me Haradinajn (Foto)

20.07.2016 14:25:19

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka zhvilluar sot një takim me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Takimi që ka zgjatur rreth një orë është mbajtur në njërin prej lokaleve në Prishtinë.

Nuk dihet se cila ka qenë tema e bisedës mes Delawie dhe Haradinaj, por kujtojmë se tema më aktuale e ditëve të fundit është çështja e demarkacionit.