Ambasadori Delawie – dje shumë i lumtur, sot shumë i zhgënjyer

09.08.2016 20:32:13

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, thotë se është thellësisht i zhgënjyer me atë që ka ndodhur sot në Parlamentin e Kosovës.

“Jam këtu në Prizren për të përcjellë Dokufestin, dhe për të folur për korrupsionin, si njëra ndër temat e mia të preferuara. Dua t’ju them disa çështje të tjera. Java ka filluar shkëlqyeshëm me Majlinda Kelmendin, në anën tjetër është vetëm e marte dhe e ka sjellë një zhgënjim të madh për mua. Jam i zhgënjyer se një anëtar i Kuvendit ka përdor dhunën për të përfituar politikisht. Duhet të them se debati i javës së kaluar mbi demarkacionin ka qene ajo se si do të dukej demokracia, dhe kanë debatuar fer. Demokracia nuk duket me gazin lotsjellës,” është shprehur Delawie.

Sipas tij, dhuna politike e shkatërron demokracinë kosovare dhe është refuzim i vlerave evropiane për ato çka lufton populli i Kosovës.