Ambasadori Delawie: Shkopin magjik do e përdorja kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

20.08.2016 20:41:35

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë  Greg Delawie  ka mbajtur një ligjëratë në kuadër të Programit Ballkanik te Paqes që po mbahet në Gjilan, ku janë të përfaqësuar studentë nga vende të ndryshme të Botës.

Ambasadori Delawie, në ligjëratën e tij para studentëve duke folur për problemet dhe sukseset në Kosovë, ka vënë në spikamë korrupsionin si pengesën më të madhe për një zhvillim të mirëfilltë në vend.

“Sikur te kisha nje shkop magjik me te cilin do te mund te zgjidhja një nga problemet kulminante ne Kosove, atëherë atë do e shfrytëzoja per ta hequr krimin e organizuar dhe korrupsionin ne Kosove,”, ka thënë Ambasadori i SHBA-së Greg Delawie.

Sipas, shkrimit të postuar në fb të prof Faton Bislimit, që është edhe udhëheqës i programit të Programit Ballkanik te Paqes, Ambasadori Delaëie ka folur edhe për të tjera tema me interes për studentët ndërkohe që i është përgjigjur edhe pyetjeve dhe shqetësimeve të tyre.

Ja postimi i plotë i prof Faton Bislimit:

Dje, pervec se kisha ditelindjen e Fiones, qe koincidon me ditelindjen e Presidentit Clinton, kisha edhe nderin e vecant qe si ligjerues nderi dhe mysafir special ne diten e fundit te pjeses akademike te Programit Ballkanik te Paqes ne Gjilan, te kem Ambasadorin e SHBA-ve ne Kosove, z. Greg Delawie.

Amb. Delawie, ne fjalen e tij para studenteve elaboroi tri prioritetet e politikes se jashtme amerikane qe ai perqon ketu: zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, dhe sigurine rajonale.

Ne aspektin e sigurise rajonale, Amb. Delawie vleresoi lart angazhimin e Kosoves vecanerisht ne luften kunder radikalizmit dhe ekstremizmit te dhunshem. “Ne shohim ne Kosoven nje partner te fuqishem dhe te dedikuar ne kete aspekt” ka thene ai.

Kurse per zhvillimin ekonomik, Amb. Delawie theksoi se pergjeresa Kosova ka shume sfida perpara, SHBA-te jane te angazhuara ne perkrahje te Kosoves per ndertim te nje ekonomie solide te tregut te lire duke u fokusuar ne zhvillimin e sektorit privat te prodhimtarise. “Mjedra eshte nje shembull i mire ne kete drejtim. Deri sa USAID kishte filluar me perkrahjen e kesaj kulture bujqesore, mjedra nuk ishte aq e perhapur ne Kosove. Tani, pas disa viteve te investimeve tona ne kete kulture bujqesore, rreth nje mije hektare jane mbjellur me kete kulture qe po sjelle perfitime te mira per fermeret dhe vendin tuaj,” ka shtuar ai.

Ndersa, sundimi i ligjit mbetet fusha me e rendesishme e angazhimit amerikan ne Kosove, sipas Amb. Delawie. “Sikur te kisha nje shkop magjik me te cilin do te mund te zgjidhja nje nga problemet kulminante ne Kosove, atehere ate do e shfrytezoja per ta hequr krimin e organizuar dhe korrupsionin ne Kosove,” ka thene Amb. Delawie. Ai tutje theksoi se nje gje e tille eshte kerkuar edhe nga Zevendes Presidenti Amerikan Joe Biden. Se sa e rendesishme eshte Kosova ne politiken e jashtme amerikane, kjo mund te shihet nga fakti se numeri dy i SHBA-ve erdhi ne Kosove dhe “ai shkon ne nje numer shume te vogel shtetesh” ka thene Ambasadori amerikan. Kurse ceshtjen e demarkacionit, ambasadori e vleresoi si “krize te prodhuar politikisht” dhe jo si dicka qe ne realitet cenon Kosoven.

Ne fund, Ambasadori Delawie falemnderoi studentet per pyetjet dhe diskutimin e tyre si dhe organizatorin per realizimin e ketij programi.

Edhe une e falemnderova perzemersisht Ambasadorin qe ka gjete kohe te jete me ne dhe per gjithe perkushtimin e perkrahjen e SHBA-ve per vendin dhe popullin tone.