Ambasadori Hysa dorëzon letrat kredenciale presidentit Gjukanoviq

09.09.2019 18:17:49

Sot në ora 12, Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq në rezidencën e tij në Cetinje priti në takim ambasadorin e sapoemëruar dhe të plotëfuqishëm të Republikës së Kosovës Ylber Hysa për të marrë letrat kredenciale.

Ambasadori Hysa pas përfundimit të mandatit të tij në Maqedoni është emëruar edhe për një mandat ambasador në Mal të Zi.

Vlen të theksohet se pas ambasadorit Hysa letrat kredenciale do të dorëzojnë sot edhe ambasadorët e sapoemëruar nga Federata Ruse, Bosnja dhe Hercegovina, Sllovenia dhe nga Zelanda e Re.

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme Malin e Zi do ta vizitoj edhe emisari special për Ballkanin Perëndimor dhe njëherit ndihmësi i Sekretarit të shtetit të SHBA-ve për Evropë dhe Euro-Azi, Matthew A. Palmer ku do të pritet nga presidenti Gjukanoviq dhe kryeministri Markoviq.