Ambasadori i Francës: Varësia ekonomike e grave nga burrat, e fuqishme

Ambasadori i Francës: Varësia ekonomike e grave nga burrat, e fuqishme

08.03.2018 12:04:59

Ambasadori i Francës Didier Chabert tha se varësia ekonomike e grave nga burrat është e fuqishme në Kosovë.

Në konferencën në lidhje me të drejtat pronësore të grave të organizuar nga OSBE-ja dhe Ambasada e Francës, ambasadori francez Didier Chabert tha se në Kosovë gratë varen ekonomikisht nga burrat.

“Varësia ekonomike e femrave ndaj burrave është shumë e fuqishme.Femra është e ardhmja e Kosovës”, tha ambasadori.

Ai tregoi sa për qind të grave kanë pronë, e sa për qind janë pronare ndërmarrjesh.

“10 për qind e ndërmarrjeve janë pronare femra. Rreth 17 për qind posedojnë pasuri të paluajtshme”, tha Chabert.