Ambasadori i Kanadasë në Kosovë: S’ka alternativë për dialogun Prishtinë-Beograd

15.03.2017 13:36:39

Ambasadori Jo rezident i Kanadasë në Kosovë, Daniel Maksimiuk ka thënë sot në Mitrovicë se dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit duhet të zgjidhë të gjitha çështjet e pazgjidhura dhe se dialogu nuk ka alternativë

Ambasadori, Meksimiuk ka thënë se nuk ka alternativë tjetër për dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës, shkruan Tanjug, transmeton Express.

Ai ka shtuar se beson se dialogu është mënyra e vetme për Kosovën për t’u njohur ndërkombëtarisht dhe se Beogradi me Prishtinën duhet të zgjidhë të gjitha çështjet e pazgjidhura për të siguruar një të ardhme më të sigurt.