Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Qemal Minxhozi vizitoi Vushtrrinë

23.04.2019 17:39:33

Sot  ambasadori i Republikës së Shqipërisë Qemal Minxhozi  vizitoi Vushtrrinë  dhe biseduam  për thëllim bashkëpunimi mes qytetarëve të  të qyteteve të Shqipërisë me Komunën e Vushtrrisë.  Po ashtu më Ambasadorin Minxhozi, kemi biseduar po ashtu për mundësinë e bashkëpunimit dhe përkrahjes së projekteve të përbashkëta në mes të vendeve tona  në bujqësi dhe industrinë  e drurit .

Për më shumë kryetari i Vushtrisë Xhafer Tahiri do të shprehet në facebook

Sot në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, z. Qemal Minxhozi, me të cilin kam biseduar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të qyteteve të Shqipërisë me Komunën e Vushtrrisë.
Me Ambasadorin Minxhozi, kemi biseduar po ashtu për mundësinë e bashkëpunimit dhe përkrahjes së projekteve të përbashkëta në mes të vendeve tona, si në fushën e ekonomisë e me theks të veçantë në bujqësi dhe në industrinë e drurit duke krijuar lehtësi për kompanitë nga Vushtrria për qasje më të lehtë në tregun e Republikës së Shqipërisë.
E kam njoftuar ambasadorin edhe për angazhimet e Komunës së Vushtrrisë në krijimin e kushteve për investitor të jashtëm në Vushtrri, me qëllim të zhvillimit ekonomik dhepërmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët

.