Ambasadori i ri i Britanisë në Tiranë: Ikëm nga BE, por jo nga Europa

27.08.2016 09:35:14

Pak ditë më parë u prezantua zyrtarisht ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman, i cili theksoi se marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve mbeten të forta.

Ai deklaroi se Britania ishte larguar nga Bashkimi Evropian, por jo nga Evropa, duke shtuar se ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi janë të rëndësishme.

“Jemi larguar nga BE por jo nga Evropa. Ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi të rëndësishme”, tha ai. Ambasadori i ri tha gjithashtu se do të bashkëpunohet me qeverinë shqiptare në luftën kundër ekstremizmit dhe luftës kundër krimit të organizuar.