Ambasadori Minxhozishpallet anëtar nderi nga veteranët e UÇK-së

17.01.2017 12:44:46

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Mindozi, është shpallur anëtar nderi i OVL të UÇK-së në Pejë. Për këtë ka njoftuar dega e kësaj organizate në këtë qytet.

“Sot, Organizata e Veteranëve të Luftës së UCK-së-Dega në Pejë ka shpallur Anëtar Nderi  ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Sh.T.Qemal Minxhozin.

Ambasadori Minxhozi shprehu kënaqësinë për nderimin nga veteranët e luftës si dhe foli për lidhjen e ngushtë Kosovë-Shqipëri dhe bashkëpunimin ndërmjet të dyja shteteve në të gjitha fushat. Ndërsa Gazmend Syla, kryetar i OVL-së së UCK-së, dega në Pejë, informoi ambasadorin për mënyrën e organizimit të veteranëve, problemet e tyre si dhe për gatishmërinë për përballje me çfarëdo sfidash kurdo që iu kërkohet”, është shkruar në njoftim.