Ambasadori në Rusi, Trump zgjedh republikanin Huntsman

09.03.2017 20:26:56

Ish-guvernatori republikan i Jutah, Jon Huntsman, ka pranuar ofertën e presidentit Donald Trump, për t’u bërë ambasadori amerikan në Rusi.

Huntsman, ka shërbyer si ambasadorë në Kinë nën presidentin demokrat Barack Obama, para se të ndërmerrte një iniciativë të pasuksesshme për nominimin presidencial të republikanëve në 2012-n.

Trump ka thënë se kërkon të përmirësojë marrëdhëniet me presidentin rus, Vladimir Putin, që janë përkeqësuar ndjeshëm nën administratën Obama, për çështje si aneksimi i Krimesë nga ana e Rusisë dhe mbështetjes së palëve të kundërta në konfliktin civil në rusi.

Tensionet kulmuan në dhjetor, kur Obama dëboi 35 spiunë të dyshuar rusë pasi agjencitë amerikane të inteligjencës arritën në përfundimin se Rusia kishte sulmuar e-mailet e demokratëve gjatë fushatës elektorale të 2016-s si pjesë e një përpjekjeje për të devijuar votat në favor të Trump-it. Vetë Kremlini i ka mohuar akuzat.