Ambasadori O’Connel: Gjykimi i indivdëve nuk e ndryshon historinë e Kosovës

28.10.2016 17:22:25

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connel ka reaguar pas miratimit në Kuvendin e Kosovës të rezolutës për të vlerat e luftës. Në një poastim të shkurtër, ai rikujton se dihet historia e Kosovës që çoi në intervenimin e NATO-s, por po ashtu ai qartësoi se gjykimi i indivëdve nuk ndryshon historinë.

“Ne e dimë historinë e Kosovës që çoi deri në intervenimin e NATO-së më 1999. Gjykimi i individëve për krime që supozohet të jenë kryer gjatë asaj periudhe nuk e ndryshon historinë apo dëmton imazhin e një organizate të tërë”. – ka thënë ambasadori, O’Connel.