Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Zvicër z. Nazane Breca priti në takim një delegacion të kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër

18.12.2016 12:39:30

 

Ambasadorja me këtë rast u shprehu aktivistëve të Degës së LDK-së në Zvicër-së mirënjohjen për punën e deritashme dhe angazhimin e kësaj Dege të LDK-së gjatë tërë kësaj periudhe Shkelqësia e saj z.Nazane Breca, ambasadore e Republikës së Kosovës në Zvicër-Bern, më 17 dhjetor ’16, priti kryetarin e Degës së LDK-së në Zvicër, Haki Latifi i shoqëruar nga Deputeti dhe anëtari i KP të LDK-së z.Salih Morina, bashkë me disa anëtarë të kryesisë, në ambientet e ambasadës. Qëllimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi në mes të Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe Degës së LDK-së në Zvicër. Ambasadorja me këtë rast u shprehu delegacionit të Degës së LDK-së në Zvicër mirënjohjen për punën e deritashme, kontributin dhe angazhimin e gjatë tërë kësaj periudhe të Degës së LDK-së në Zvicër në dobi të shtetit të Kosovës dhe organizimit të mërgimtarëve shqiptar në Zvicër. U zhvillua një bashkëbisedim i ndërsjellë dhe u shpreh gatishmëria e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha drejtimet e mundshme për afrimin e bashkërenditjen e veprimeve në të mirë të bashkatdhetarëve si dhe ndihmesën që mund ta japin mësimit plotësues në gjuhën shqipe në koordinim me LAPSH-in në mënyrë që të përfshihen sa më shumë nxënës në mësimin e gjuhës shqipe në Zvicër. Deputeti z. Salih Morina, falenderoj z. Ambasadoren për kohën dhe pritjen duke i përcjellur edhe përshëndetjet e kolegëve deputet nga Kosova. Kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër z.Haki Latifi, falënderoi në emër të Degës së LDK-së në Zvicër, Z. Nazane Breca, ambasadoren e R. Kosovës në Zvicër, për pritjen dhe gatishmërinë për për të patur një bashkëpunim të ndërsjellë, ballafaqimet, sfidat por edhe sukseset që ka patur kjo degë gjatë këtyre 27 vjetëve të egzistimit të saj. Njëherit potencoj edhe shqetësimet në veçanti për pjesëmarrjen e vogël të nxënësve në vijimin e mësimit plotësues në dekadën e fundit, ku përmendi edhe ndikimin e disa faktorëve në këtë drejtim. Ai falënderoi ambasadoren për gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në ato fusha ku është e mundur. Gjatë këti takimi z. Latifi i dhuroi një Monografi të Degës së LDK-së në Zvicër të autorit z. Mr. Shaip Latifi, ku përfshihet një pjesë e aktivitetit të kësaj dege. Gjat pranimit të kësaj dhurate z. Breca falenderoj përzemërsisht për këtë dhuratë të çmuar, për nderimin që ju bë dhe konsideratën që ka për Degën e LDK-së në Zvicër. Të gjithë të pranishmit në këtë takim pune shprehën mendimet e tyre dhe ndanë të njëjtat shqetësime që u paraqitën edhe në fjalën hyrëse të kryetarit të Degës së LDK-së në Zvicër dhe u zotuan që të shtojnë angazhimin e tyre për të rritur bashkpunimin, në të cilën ka munguar në të kaluarën.

Sektori për Informim i degës së LDK-së në Zvicër