Ambasadorja e SHBA , Yuri Kim i shkon në zyrë kryeministrit Rama

10.03.2020 10:37:51

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka nisur një takim me kryeministrin Rama, që sipas burimeve ka qenë i paplanifikuar. Nuk dihet se përse diplomatja amerikane ka qenë e vendosur për një takim me shefin e qeverisë.

Ndërkohë, axhenda e saj ka nisur paraditen e kësaj të marte me një takim në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë. E shoqëruar nga Ambasadori i BE, Luigi Soreca, Yuri Kim u takua me kreun e këtij imnstitucioni Artur Meta, me të cilin diskutoi funksionimin e këtij institucioni të ri të Drejtësisë.