Ambasadorja zvicerane Tajada, vizitoi Gjevgjelinë

01.11.2016 18:35:20

Ambasadorja zvicerane, Sibil Suter Tajada, sot ka vizituar komunën e Gjevgjelisë, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune Ivan Frangov, me të cilin kanë diskutuar për ndërtimin dhe rregullimin e shtratit të lumit Vardar.

Kryetari Frangov e informoi ambasadoren për punët e përfunduara, duke përfshirë kanalizimin e kolektorit kryesor, projekt ky i cili sipas Frangov ka kushtuar 9.7 milionë euro, ku pjesën më të madhe e siguroi qeveria e Zvicrës, përmes agjencionit të tyre për zhvillim, ndërsa pjesën tjetër të mjeteve e siguruan qeveritë e Maqedonisë dhe Greqisë.

Frangov dhe Tajada u shprehën të kënaqur për vijimin e punëve dhe shpresuan se projektit i ardhshëm do të sigurojë mbrojtje më të madhe për ndotjen e lumit Vardarit.