Amerika akuzon Kroacinë: Tentuat të na shisni plumba kinezë

14.04.2017 22:54:48
Raportet ushtarake ndërmjet Kroacisë dhe Amerikës mund të ftohen pas zhvillimeve të fundit.

Ushtria kroate dhe Ministria e mbrojtjes ka dështuar të zbatojë një kontratë për shitjen e 1.25 milionë plumbave në komandën e forcave amerikane në Evropë, raporton Jutarnji list.

Amerikanët në fakt kanë akuzuar kroatët që u përpoqën të shesin municion për amerikanët që nuk i plotësojnë standardet, madje plumbat ishin të prodhimit kinez, transmeton lajmi.net.

Ushtria amerikane ka konfirmuar se ka qenë një situatë e vështirë kjo me Kroacinë, por kanë shpresuar që kjo nuk do të dëmtojë raportet ushtarake ndërmjet dy shteteve.

Për shkak të kësaj situate shefi i shtabit të gjeneralit të ushtrisë kroate, Mirko Sundov ka propozuar një kërim falje për Amerikën, duke dashur që të nis edhe një hetim se si ndodhi që ushtria amerikane të furnizohet me plumba të prodhimit kinez.