Amerika dërgon 16 avionë F-35 në Japoni

23.08.2016 18:46:49

Brenda 24 orëve të kaluar Amerika do të dërgojë në Japoni 16 avionë të tipi F-35 që nuk kapen nga radarët.

Avionët amerikanë do të dislokohen në qytetin Ivakoni në perëndim të Japonisë. Më herët autoritete të larta të ministrisë së jashtme dhe ministrisë së mbrojtjes së Japonisë kanë shkuar në qytetin Ivakoni ku kanë informuar pushtetarët lokalë mbi dislokimin e avionëve amerikanë.

10 avionë F-35 të Amerikës do të dislokohen në muajin janar dhe 6 të tjerë në muajin gusht. Ndërkohë pushtetarët lokalë në qytetin Ivakoni janë të pakënaqur nga mënyra e informimit të qeverisë për këtë çështje.