Amerika e bindur: Rusia e dinte për sulmin me armë kimike në Siri

10.04.2017 20:55:49
Një zyrtar i lartë amerikan ka thënë se SHBA ka arritur në përfundim se Rusia e dinte për sulmin me armë kimike në Siri qysh para se ai të ndodhte.

Zyrtari thotë se një aeroplan rus ka fluturuar mbi spitalet e Sirisë, për të parë nëse viktimat po marrin trajtim, transmeton lajmi.net

Sipas tij fluturimi i këtij avioni ishte për ta mbuluar përdorimin e armëve kimike, shkruan FoxNeës.

Deri të hënën zyrtarët e Amerikës ishin në dilema nëse Rusia kishte gisht në përdorimin e armëve kimike, por tani ata janë të bidur se një gjë e tillë ka ndodhur.

Zyrtari nuk ka dashur të fliste publikisht për këtë temë, prandaj nuk është publikuar emri.