Amerika hedh poshtë çdo veprim provokues ndaj Koresë së Veriut

04.08.2016 13:40:34

Përfaqësuesja e përhershme e Amerikës në OKB ka hedhur poshtë pretendimet mbi veprimet provokuese të Amerikës kundër Koresë së Veriut.

Samanta Pauer në përfundim të takimit të KS të OKB, takim i mbajtur me kërkesë të Japonisë dhe Amerikës për të analizuar testimet e reja raketore të Koresë së Veriut, edhe një herë theksoi karakteristikat e sistemit anti-raketor për tu përballur me kërcënimet e Koresë së Veriut. Pauer tha se qëllimi i dislokimit të këtij sistemi raketor, është përballja me kërcënimet nga Koreja e veriut dhe çdo gjë tjetër që thuhet mbi të nuk është e vërtetë.

Koreja e Veriut testoi një tjetër raketë balistike, e cila fluturoi për rreth 1000 km dhe ra në ujërat japoneze. Autoritetet japoneze dhe korean jugore që konfirmuan lajmin thanë se raketë u lëshua nga brigjet lindore të Koresë së Veriut.

Vendit të izoluar komunist i është ndaluar nga OKB-ja që të zhvillojë teknologji bërthamore dhe balistike raketash, por kjo nuk e ka ndaluar aspak dhe këto episode përbëjnë gjithnjë shkak për rritjen e tensionit në rajon. Koreja e Veriut javë më parë u zotua për një përgjigje fizike ndaj sistemit mbrojtës raketor të SHBA-së në Korenë e Jugut dhe testimi i raketave balistike është pjesë e këtij kërcënimi.

Sipas komandës strategjike amerikane, Koreja e Veriut lëshoi dy raketa, por njëra shpërtheu që në nisje dhe vetëm e dyta ra në det. Sipas Koresë së Jugut, testimi i vazhdueshëm i raketave balistike tregon ambiciet e veriut për të sulmuar vendet fqinje. Më i ashpër reagimi japonez, për vetë faktin se raketa ra në ujërat e vendit të samurajëve.