Amerika proteston në mbështetje të kongresistes Omar

21.05.2019 23:01:52

Përgatiti: Sylejman Morina

Protesta e cila u mbajt në Times Square, u mbështet nga hebrenjtë, muslimanët dhe të krishterët, ndërsa ishte organizuar nga Neturei-Karta International

Nju Jork 21 maj 2019
Qytetarët e New York-ut, padallim ngjyrës së lëkurës dhe fesë, organizuan një protestë në mbështetje të kongresistes amerikane, Ilhan Omar, e cila prej kohësh është në shënjestër të akuzave për antisemitizëm.

Protesta e cila u mbajt në Times Square, u mbështet nga hebrenjtë, muslimanët dhe të krishterët, ndërsa ishte organizuar nga Neturei-Karta International.

Demonstruesit mbanin pankarta me mbishkrimet “të kritikosh Izraelin nuk është anti-semitizëm”, “Omar, faleminderit për një botë më të drejtë botë”, “tolerancë zero ndaj Islamofobisë”.

Rabbini David Feldman në fjalimin e tij dënoi sulmet dhe provokimet drejtuar Omarit, duke thënë se ato nuk përfaqësojnë pikëpamjet dhe vizionet e hebrenjve amerikanë.

Feldman shtoi më tej se hebrenjtë ortodoksë njëjtë si edhe palestinezët vuajnë nën regjimin izraelit.

“Bashkë me shumë amerikanë tjerë presim politikanë më të guximshëm, si Ilhan Omar të cilët cionistët nuk do të mund ti frikësojnë”, tha Feldman.

Gjatë protestës nuk pati incidente të mëdha.