Amerika të vendosë prezencë të përhershme ushtarake në Ballkan

Amerika të vendosë prezencë të përhershme ushtarake në Ballkan

30.11.2017 17:33:23

SHBA-të do të duhej të vendosin një prezencë të përhershme ushtarake në Evropën Juglindore, në mënyrë që të ndihmojnë stabilizimin e këtij regjioni si dhe të parandalojnë ndërhyrjet e mëtutjeshme të Rusisë, është thënë në një raport të organizatës amerikane “Atlantic Council”

Tutje në këtë raport thuhet që një gjë e tille do të siguronte qëndrueshmëri të angazhimit të SHBA-ve në këtë regjion, përderisa ka vënë në pah “lëvizjet agresive” të Rusisë.

“Ballkani perëndimor mbetet një punë e pakryer e një Evrope të plotë dhe të lirë. Përderisa SHBA-të dhe Evropa janë të fokusuar në çështje ndërkombëtare, Rusia dhe shtetet tjera janë duke riformuar peizazhin gjeopolitik në rajon” thuhetë raportin ” Balkans Forward – A New U.S. Strategy For The Region”.

Prezenca ushtarake e SHBA-ve mund të jetë e vendosur në kampin “Bondsteel” në Kosove, është një nga rekomandimet e këtij raporti.

Ndërkohë sa i përket Serbisë është thënë që SHBA-të dhe Evropa duhet të bëjnë përpjekje historike në mënyrë që të kthejnë këtë shtet kah perëndimi dhe larg aleatit tradicional, Moskës.

Kosova, Mali I Zi dhe Maqedonia janë cilësuar si shtete fragjile, ku është theksuar rëndësia e mbajtjes së stabilitetit veçanërisht në raportet Kosovë-Serbi dhe Greqi-Maqedoni.

“Përderisa këto shtete shërbejnë si trampolinë e refugjatëve, destabilizimi mund të çojë në një radikalizimin e shoqërive myslimane në Maqedoni dhe Kosovë, dhe në mënyrë kritike edhe tutje në veri në Bosnje dhe Hercegovinë. Secili nga këto rezultate paraqet një kërcënim për sigurinë evropiane dhe paraqet një rezultat pozitiv për Kremlinin” thuhet në raport

Gjithashtu janë komentuar edhe përpjekjet e Turqisë për “krijimin e klientëve” në Shqipëri dhe Bosnje dhe Hercegovine.