Amerika teston me sukses bombën e re bërthamore

14.04.2017 21:02:39
NNSA dhe Forcat ajrore të SHBA-së kanë testuar me sukses një bombë të re bërthamore në aeroportin ushtarak të Nevada.
Administrata Kombëtare e Sigurisë Bërthamore ka bërë të ditur se i gjithë testimi ka rezultuar i suksesshëm, transmeton lajmi.net.

Ky testim ka pasur si synim të vlerësojë funksionet e kësaj bombe dhe aftësinë e avionëve F-16 që të arrijnë me sukses në shenjë.

B61-12 është një version i modernizuar i bombës B61 që është baza e armëve bërthamore në Amerikë.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shprehur dëshirën që ta modernizojë arsenalin bërthamor të Amerikës.