Amerika s’ka nevoj të bindet, është administrata e Trumpit kontravers, ajo që ka nevojë për t’u bindur për interesat tona

31.01.2019 21:15:14

Nga Fadil Maloku

1. NE duhet me ruajt miqësinë dosido me Amerikën, por, me administraten e tanishme, si Kosovë (shkaku i animit ka Serbia) DUHET të mësohemi edhe t’i ofrojmë argumentet tona, të cilat (kalkuluar matematikisht) e dëmtojnë dukshëm si interesin ashtu edhe substancen e kombit (shqiptar) dhe të shtetit (tē Kosovës).

2. Pra, Amerika, duke ndihmu e avoku pro pavarësisē së shpallur dhe të njohur botërisht nga 116 shtetete të globit, DUHET dosido ta mbroj edhe interesin e vetë rajonal, ketu në Ballkanin Perendimor.

3. Por, nëse kjo administratë e Donald Trumpit kontravers, dhe këshilltarin (e hapt proserb) Xhon Bolton, ka plane tjera…Midis tjerash edhe ta rinisë një konflikt të ri, këndejpari, NE duhet ta mbrojmë interesin tonë strategjik…dhe ta bindim mikun tonë, se mjaft kemi lëshu pe, nê raport me Serbinë…