Amerikanët e kanë lidhë presidentin e Panamasë, e jo më Gjykata Speciale nuk po e arreston Shaip Mujën

10.05.2017 22:52:32

Fadil Kajtazi ka komentuar deklaratën e Shaip Mujës së mund ta bllokojë punën e Gjykatës Speciale.

Kajtazi ia ka kujtuar Mujës se ai është një nga kontribuesit për formimin e Gjykatës Speciale ndërkaq sa për bllokim e paralizmim, Kajtazi ia ka kujtuar Shaip Mujës se amerikanët më vitin 1989 e kanë lidhë presidentin e Panamasë në krevatin e shtëpisë së tij.

Ja postimi I Fadil Kajtazit në Facebook

Per Shaip Mujen qe mundet me blloku Gjykaten Speciale.E keqja qe na ka ndodhe eshte se e kemi pru vendin ne pozite me pas Gjykate Speciale. Per kete nje kontribut te çmuar e ka edhe deputeti Shaip Muja. Por sa i perket bollikimit, apo paralizimit të Gjykatës Speciale, po i perkujtoj Shaip Mujës se me 1989 amerikanet e kane lidhe presidentin e Panamase Noriegen ne kevatin e vet.