Amerikanët në Shqipëri, njoftimi i rëndësishëm i Ambasadës për qytetarët e saj

24.03.2020 14:27:06

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka bërë një njoftim për të gjithë qytetarët e saj, të cilët mund të udhëtojnë në një kohë që shumica e shteteve janë izoluar për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Me anë të një statusi në Tëitter, Ambasada këshillon që amerikanët të regjistrohen në aplikacionin “Step”, ku qeveria mund të marrë informacione prej tyre në kohë reale nëse ndodhen në gjendje të keqe.

“Qytetarë amerikanë që udhëtoni: Regjistrohuni në Step për të marrë njoftime dhe për t’u siguruar që mund të lokalizoheni në raste urgjente,”-shkruhet në njoftim.

Shqipëria po përballet këtë javë me fluksin e pandemisë COVID-19. Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet.