Amnistia, Manjani: Klosi të mbajë premtimin për të liruarat nga burgu

14.01.2017 10:45:44

Ministri i Drejtësisë ishte sot në burgun e grave për të ndjekur nga afër procesin e lirimit të atyre që përfituan nga amnistia. Përpara mediave ai i bëri thirrje ministrit të Mirëqenies Sociale, Blendi Klosit që të mbajë premtimin për ri-integrimin e të dënuarve që fituan lirinë. Gjithashtu ai shtoi se është i gatshëm që të lëshojë rekomandime për vende pune për të sapo liruarit.

“Ju siguroj që janë të riedukuar dhe krejtësisht të mundur për tu ri-integruar si njerëz të lirë.  Ti mirëpresim këta njerëz ti japim mundësinë të jetojnë mes nesh. Jam gati të lëshoj rekomandime për vende pune kudo që të ketë nevojë. Në punë të ligjshme, sepse kanabisi dhe punë të tjera të paligjshme nuk janë opsion. Uroj që Klosi të mbajë premtimin”, tha Manjani.