AMP: Deri në 31 gusht të zbatohen të gjithë parakushtet

21.07.2016 15:45:28

Aleanca për Maqedoni pozitive (AMP) e përshëndet marrëveshjen e katër partive politike të arritur me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të BE dhe ShBA, për dalje nga kriza politike dhe krijim të kushteve për zgjedhje të drejta dhe të besueshme, transmeton Telegrafi Maqedoni.

APM e fton Kuvendin dhe Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, si dhe të gjithë faktorët tjerë në proces, që deri më 31 gusht të këtij viti ti zbatojnë të gjithë parakushtet e akorduara, që pastaj të sillet vendim për mbajtje të zgjedhjeve parlamentare më 11 dhjetor të vitit 2016.

„APM është e përkushtuar që sa më parë të mbahen zgjedhjet demokratik, të drejta dhe të besueshme, me se do të zhbllokohej procesi i integrimit euroatlantik të Maqedonisë“, thonë nga AMP.