Ana e artë e ëndrrës (vargje)

16.10.2019 09:06:20

Nga Fatmir Terziu

Në ëndërr,
u zgjuam duke kërkuar Kopshtin e Edenit, larg
apo jo?
Në ag’,
ne jemi të sjellshëm ndaj të gjithëve,
sepse është ajo që duam të bëjmë, sadopak
apo jo?
Në mesditë,
vendosim përbërjen shtesë të buzëve në celular një “Love”
për të fshehur,
provat e ëndrrës së natës së kaluar,
sepse me to,
nëse dikush do t’i dekodonte ëndrrat tona do të qeshte
dhe do të na thoshte ta çonim në Kopshtin e Edenit, apo jo?
Në darkë,
ne qeshim sepse duke qarë ne prishim imazhin tonë, si gjithmonë?
në gjumë,
. . . ne futemi pa shpallje ultimatumi në një luftë.

Ende nuk shoh ndonjë ëndërr
për netët më të ndritshme të Ëndrrës
ka akoma një anë të errët në sy,
ndoshta jo gjithmonë e shohim,
por është aty,
Pra,
mos na e shani ëndrrën
kur na mungon e arta në “përsosmëri”.
“Love” apo “Dashuri”?!

Fotografia e Fatmir Terziu