Ana “hibride” e shefave të politikës, apo retardimi psiqik i tyre ?!

26.01.2018 00:16:07
 Nga Skënder MULLIQI
Bajat, të plogësht, të tjetërsuar nga populli dhe të larguar nga realiteti.Kjo është fotografia e shkurtër e këtyre njerëzve në krye të partive aktuale politike dhe në krye të shtetit që 18 vite më radhë .Edhe nese ndonjëri prej tyre nuk ka qenë i tillë deri sa ka luftuar për pushtet, kur e morën pushtetin treguan fytyrën e tyre të vërtetë.Sindromi për përfitime përsonale bëri që këta ta humbin së pari njerzillëkun, ti humbin meritat , ta humbin edhe besimin e popullit.U shëndrruan në përsona negativ , u bën njerëz të cilët nuk kan dert më ofenduar as Zotin.U bënë njerëz të retarduar duke u shëndrruar në despotë .U deformuan sa nuk ka më keq. Predisponimi i tyre është narcisoid karshi shikimit të botës, karshi shtetit të vet, duke i shikuar ato si arenë ku mund të arrihet fama dhe pushteti apsolut .Këto pushtete të pasluftës nuk punuan që problemet ti zgjedhin në menyrë pragmatike.U interesuan që të pasurohen më shumë në mënyrë të paligjshme… -Veprimet dhe sjellet e kësaj kaste politike janë bërë për qdo kritikë. -Imazhi u ka zbritur në pikën zero. -Po e identifikojnë figurën e tyre më shtetin, ku përspektiven e vet dhe të shtetit po i konsiderojnë të njejta! – Janë kritikë ndaj qdo gjëje tjetër , veq karshi veprimeve të veta jo! -Dëshirojnë që të gjithë tjerët të japin llogari dhe përgjegjësi veq këta të ikin nga përgjegjësia. -Po e konsiderojnë vetën si shumë të ditur , e për këtë nuk e kan hiq takatin. -E kan humbur lidhjen më realitetin , duke e izoluar keq shtetin dhe popullin. Pa dyshim së të gjitha këto e shumë tjera të pa theksuara në një shkrim të vetëm, kan bërë që shoqëria jonë ti vuan pasojat për tekët e individeve të caktuar , të cilat teke kanë lënë gjurmë të pashlyera në shëndetin fizik dhe në shëndetin mendor të njeriut tonë. Shteti dhe pushteti po konsiderohen si mall i cili mund të blihët si në barnatore.Kjo udhëheqësve tanë është duke ua shkatërruar edhe trurin! Sjelljët dhe veprimet e tyre po janë traumatike, impulsive , duke mos parashikuar shkallën e rrezikshmerisë .Nuk janë të vetëdijshem për pasojat që mund ti kemi nga veprimet e tilla të pa matura dhe hazardeske.Të gjithë ata politikan të cilët I kan humbur aftësitë dhe besimin për ti përfaqësuar interesat e popullit , pa dyshim së një ditë do të pësojnë shumë keq.Shumë shefa të politikës po na paraqesin anën e tyre ‘hibride’ , simptome këto të cilat e vertetojnë retardimin psiqik të tyre.Natyrisht këtu nuk bëhët fjalë për të gjithë , por për një shumicë sigurisht së po.Kjo tregon së nuk janë për funksione të larta politike .Historia mban mend së shumë udhëheqës shtetëror kan qenë më plotë simptome të te metave psiqike , kanë qenë njerëz të cilët kan pasur probleme në të paraqitur, në të folur, të pa koncentruar , të predisponuar për keqperdorime të pozitës , jo të zotët për ta definuar situatën politike në momente delicate, ekstremisht të pa përmbajtur, me perceptime politike shumë të gabuara, me përdorim të alkoholit dhe drogave ,sjelljeve agresive deri në shkallë të pa pëmbajtjës… E kur bëhët fjalë për politikën dhe njerëzit tanë krejt amator në politikë, vijnë në shprehje edhe shumë vese tjera .Për këtë klasë politike duket së nuk ka terapi … Janë në stadin e fundit të sëmundjës psiqike…Sigurisht së këta nuk i takojnë shumë epokës së demokracisë , sistemit shumë partiakë pluralist, funksionimit të rendit dhe ligjit, mediave të pa varësuara, shkurtimit të mandatit për të udhëhequr më partinë dhe më shtetin …