Analfabetizmi shqiptar dhe koha e djallit

02.05.2017 10:04:43

Nga: Demush Zefi

Sherif Ramabaja sot iu drejtua lexuesëve me një shkrim qe vërtetë posa të lexohet, kuptohet si shumë i qëlluar për pjesën e qytetareve qe jane te misheruar me kombin. Me një fjalë kuptohet çka po ndodh në një shtet ku edhe udhëheqësit qëndrojnë prapa. Mire është te lexojnë kreret e vendit,po edhe shumë”intelektual” që po qëndrojnë si dhelepra pas luanit të ushqëhet me kermat e tij. Nëse ky opinion i këtij autori,lëne sepaku diçka në kokë të atyre që e lëxojnë, besoj se nje ditë nuk do të këte smadhues të zërit, nuk do tekete gjuhe arabe ne institucione familje,etj. Qytetaret e devotshem po shtangen nga përshëndetjet e “intelektualeve” Merr Haba, selam ajlekum, etj. Lexone dhe binduni se me qene shqiptare i vërtetë është vështirë të kërkosh në këtë mjedis ku merr si temë të madhe opinioisti Sherif Ramabaja.
Të shihen më vëmendje predikimet islamike
NGA: SHERIF RAMABAJA MË: 2 MAJ 2017 NË ORA: 09:49

Sherif Ramabaja
Kryeministrja gjermane Angela Merkel këto ditë ndodhet për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ambasadori i po këtij shteti u paraqit në mediet gjermane për vizitën e zonjës Merkel , duke thënë se jo vetëm Gjermania, po edhe shtetet Evropiane, duhet të kenë kujdes dhe t’i përcjellin predikimet e klerikëve myslimanë nëpër foltore dhe të shihet porosia e qartë e tyre. Ambasadori mendon se duhet të parandalohen predikimet radikale që po bëhen nëpër xhamitë në mbarë Evropën, sepse ata po i keqpërdorin refugjatët për ideologjitë radikale islamike.

Mua mu kujtua se si gjatë vizitës sime në Kosovë, të premten në orën 13.00 predikuesi i xhamisë afër Tregut të Gjelbërt në Prishtinë, gjatë predikimit, megafonëve ua kishte rritur zërin dhe në një diametër afër 50 – 100 metra fjalimi i tij dëgjohej edhe jasht xhamisë. Predikimi lutës ishte në gjuhën arabe që askush nuk e kuptonte, dhe zëri i tij ishte aq i fuqishëm sa të mbillte frikë.

Për t’u kuptuar ishte vetëm fjala allahu, që edhe kjo s’është shqip, ngase ne e kemi fjalën shumë të bukur Zoti, po ai me siguri zbaton një taktikë të tillë, sa me fjalim të vrullshëm, dinamik dhe të fuqishëm kërkon të mbjell frikë në popullin për rreth dhe kalimtarët e rastit. Po të thuheshin shqip, këto fjalë që vështirë se di t’i thot ai dhe kushedi arabisht si ua ndërron kuptimin dhe ne realitet mund të del me kuptim krejt tjetër, nuk do të ngjallte frikë. Do të kuptohej se ishte thjesht një lutje drejtuar zotit dhe do të kuptohej si normalitet, po prapseprapë zëri predikues nuk do të duhej të dëgjohej jashtë objektit të xhamisë.

Çdo i huaj që kalon atypari dhe dëgjon predikuesin të qirret, do të mendoj se nuk ndodhet në Evropë po është diku në Lindjen e Afërt apo në shtetet arabe. Ne nuk jemi shtet fetar, po laik. Predikuesve të tillë duhet t’u ndalet turri dhe të përgjigjen për veprimet e tilla sa s’është bërë vonë. Predikuesit islam si çdo kund nëpër Evropë, po kërkohet t’i përcillet veprimtaria, kështu të veprohet edhe te ne. Të japin llogari për të rinjtë tanë që po i dërgojnë në luftërat arabe. Vetë shtetet arabe po luftojnë mes vete, siç është rasti i Jemenit ku Arabia Saudite lufton dhe e përkrah njërin krah, kurse Irani krahun tjetër.

Pamjet e përditshme në Gjermani tregojnë se si fëmijët në këto vende vdesin nga uria, si pasojë e luftës, kurse Perëndimi Katolik mban dhe organizon konferenca donatore për të mbledhur miliarda, për ta shpëtuar popullin myslimanë, që të mos shfaroset nga uria.

Rasti tjetër është se sa shtete arabe akoma se kanë njohur Kosovën si shtet,vetëm për interesa politike duke u radhitur në anën e Rusisë e të Serbisë. Është në interesin tonë që feja islame t’i kthehet gjendjes se normalitetit dhe ta ndërpres agresivitetin, si mjet për ta frikësuar popullin, që duke e keqpërdorë misionin human po ua fshin trurin shumë të rinjve, për t’i përdorur si mish për top. T’u ndalet zëri i lartë i lutjes nëpër minare, që në orë të caktuara nuk din se a është kor i pakoordinuar.

Dëgjohen edhe qytetarë që thonë „Ja filloj pallja e gomarëve“. Gjithkush që dëshiron ta predikoj fenë e ka të lirë , po jo të uluroj e të shqetësoj qytetarët e fëmijët, por të behët në normat normale dhe pa zhurmë e britma. Shteti duhet të kujdeset për qytetaret e vet e jo të mendohet për ta vetëm kur janë fushatat zgjedhore . Po u respektua ligji dhe lufton për të drejtën qytetare, rrit besimin tek rinia e përkrahja nga ta nuk do të mungoi.

Iritimi për këto veprime është i madh dhe në rritje. Është koha të mendojnë partitë politike pasojat e mosveprimit te tyre, e jo te bejne sikur s vërejnë gjë. Në fund të fundit do tu hakmerret vetë atyre. Kush do ia jap votën dikujt që tash e ka pushtetin dhe nuk e ndalon një veprimtari të tillë që është në kundërshtim me të drejtën civile dhe qytetare të popullit. Besoj se një veprim të tillë e përkrahin jo një numër i vogël i qytetareve të Prishtinës dhe më gjerë. Liria qytetare duhet të respektohet e jo në emër të demokracisë të torturohen qytetarët në forma të ndryshme psikike.