Analistët dhe politikanët: Qytetarët e Maqedonisë të mos bien pre e provokimeve

16.12.2016 17:53:13

Qytetarët të mos bien në provokime dhe të mos u përgjigjen të njëjtave, me kërcënime, porositin analistët dhe politikanët.

Këto thirrje vijnë pas protestave të mbrëmshme dhe të djeshme të OBRM-PDUKM-së para KSHZ-së, me arsyetimin se dikush qëllimisht dëshiron që t’ua vjedhë fitoren.

Akademiku Abdylmenaf Bexheti për Nova Tv konsideron se zhvillimet pas-zgjedhore të ngritjes së tensioneve mund ta dëmtojnë edhe më tej shoqërinë e ndarë, jo vetëm në aspekt ndëretnik, por edhe në atë brendaetnik.

Stojan Andov thotë se protestat para KSHZ-së janë shenjë se sa keq ndikohet në atmosferën e përgjithshme kur individë e tregojnë frustracionin e tyre në emër të partisë, që pamundësojnë të drejtën ligjore të KSHZ-së për të vendosur në bazë të ankesave dhe parashtesave./